Shkumbini dhe Devolli rrezikojne te dalin nga shtreterit
Situatë emergjente në rezervuarin e hidrocentralit të Banjës, për shkak të mbushjes në kuotat kritike të lartësisë së ujëmbledhësit. Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet në lumenjtë Shkumbin dhe Devoll dhe për pasojë zonat që shtrihen përgjatë këtyre lumenjve kërcënohen seriozisht nga dalja e tyre prej shtratit. Kështu, një shtyllë e tensionit të lartë e linjës Shqipëri-Greqi është gati të rrëzohet në jug të fshatit Shushicë. Valët e lumit Shkumbin, tashmë kanë mbuluar pjesën e themelit prej hekuri e betoni të shtyllës dhe rreziku i shembjes së saj mbetet evident.
Shembjet e tokës nga shirat e vazhdueshëm të këtyre ditëve kanë kërcënuar një lagje të tërë në qytetin e Librazhdit. Bëhet fjalë për lagjen periferike të këtij qyteti, vendosur këtu e 40 vjet më parë përtej lumit të Shkumbinit, poshtë shpateve të malit të Babjes. Janë mbi 30 shtëpi që rrezikojnë të shemben nga rrëshqitja e masivëve të dherave. Banorët detyrohen që gjatë natës të qëndrojnë roje nga ankthi i shembjeve të tjera që mund të marrin përpara të gjitha shtëpitë. Nënprefektja Mimoza Qyra ka kërkuar ndërhyrjen e institucionit të Prefekturës së Elbasanit.
Autoritetet policore dhe hetimore dyshohet se kane toleruar vrasesin serial, duke pranuar ryshfete nga ai
Hetimet rreth vrasjeve të 55-vjeçarit Haki Miska në fshatin Prevallë të Librazhdit implikojnë edhe zyrtarë të policisë dhe prokurorisë. Burime konfidenciale nga policia dhe prokuroria e Qarkut të Elbasanit bëjnë të ditur se kanë nisur hetimet rreth ish-kolegëve të tyre në policinë dhe prokurorinë e rrethit të Librazhdit. Mësohet gjithashtu, se kohë pas kohe nga fshati Prevallë janë dërguar në polici dhe prokurori letra anonime që denonconin krimet e Haki Miskës, por ato asnjëherë nuk janë marrë seriozisht. Komuniteti i vogël i fshatit Prevallë, i çliruar nga frika e vrasësit Miska, ka nisur të bashkëpunojë me organet policore dhe historia e krimeve të tij ka nisur të zbardhet. Jo pak banorë të Prevallës bëjnë fajtore Policinë e Librazhdit për indiferencë, paaftësi dhe lidhje të dyshimta me vrasësin.
E pyesja tim ate: ku eshte mami? Ai na thoshte qe eshte larguar nga shtepiaā. Ky eshte Adrian Miska, njeri nga pese femijet e Haki Miskes...
Video Lajm - Qe prej majit te 2009-es, ne kete familje ka patur shpesh konflikte te forta qe kane mes Haki Miskes dhe femijeve te tij, te cilet i kerkonin shpesh e me shpesh t’u tregonte te verteten per nenen e tyre. Madje jo pak here djemte e tij e kane denoncuar per dhune ne polici dhe kercenim te jetes se tyre, por pavaresisht ketij alarmi, Haki Miska lihej serish i lire derisa grindjet kulmuan me masakrimin e te moshuares, Dije Miska.
Policia heton dhe per dy vrasje te tjera dhe incest me te bijen
Video Lajm - Vrasësi i Prevallës pranon autorësinë e vrasjes së bashkëshortes së tij, Mimozës, ngjarje kjo e ndodhur rreth 15 vjet më parë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta nga policia e Elbasanit. Pas kapjes në një komunë të Bulqizës, 55-vjeçari që vrau nënën dhe plagosi me sëpatë të bijën 18-vjeçare, ka pohuar se ka vrarë edhe nënën e fëmijëve të tij. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Haki Miska është çuar në vendin ku është gjetur e vrarë Mimoza Miska, dhe aty ai ka pranuar krimin. Ndërkohë hetimet janë përqendruar edhe në autorësinë e vrasjes së dy pjesëtarëve të fisit të Mimozës, të cilët u gjetën të vrarë pak kohë pas vdekjes së saj.
Haki Miska pasi vrau te emen dhe plagosi rende te bijen, fshihej nga policia ne zonen pergjate kufirit me Maqedonine
Me ne fund arrestohet edhe i kerkuari per vrasjen ne fshatin Prevalle teLibrazhdit, Haki Miska. Lajmi behet i ditur nga Televizioni Top Channel qe e ka ndjekur ngjarjen hap pas hapi. I shumekerkuari arrestohet prane fshatit Kostenje ku ndodhej i fshehur prej nje jave, kohe ne te cilen Policia ka kerkuar ne te gjithe zonen e ngjarjes. Prej 7 ditesh 50-vjecari kerkohej per vrasjen e nenes se tij dhe plagosejen e vajzes se tij. Gjithashtu, policia tashme dyshon se ka te beje me nje vrases ne seri pasi prej disa vitesh nuk gjendet asnje gjurme e bashkeshortes se tij, te cilen policia e mendon te asgjesuar nga Miska.
Takimi ka filluar me vonesë për shkak se është vëzhguar me imtësi gjendja e terrenit, që ishte rënduar nga reshjet e shumta të ditëve të fundit. Megjithëse me vonesë, ndeshja është luajtur dhe në përfundim Sopoti nuk ka mundur të dalë nga situata e vështirë, pasi Partizani ka fituar me rezultatin 0-2. Të kuqtë të drejtuar nga trajneri Bejzade janë hedhur në sulm që në minutat e para. Ka qenë sulmuesi Maho, që në minutën e nëntë ka regjistruar rastin e parë për Partizanin. Më pas do të ishte një rast shumë i mirë për vendasit me anë të sulmuesit të ri Herri. Në minutat në vijim të kuqtë fitojnë terren, por nuk duhet harruar se gjatë pjesës së parë në adresë të gjykimit ka pasur shumë kundërshtime nga vendasit. Kjo pasi në minutën e 29-të ka qenë i rikthyeri Hajdari, që gjendet përballë portierit Mustafa, por anësori anulon aksionin për pozicion të dyshimtë jashtë loje.
Haki Miska vrau nenen dhe plagosi te bijen. Policia thote se e di ku ndodhet
Gjashtë ditë pas ngjarjes makabre në fshatin Prevallë të Komunës së Lunikut, autori është ende i lirë. Mësohet se vrasësi, pak kohë pasi kishte kryer krimin e dyfishtë brenda familjes, është arratisur nga vendi i ngjarjes në fshatin Prevallë, për t’u strehuar në shpatet e maleve të Lunikut, vazhdim i vargmaleve të Shebenikut. Një burim jozyrtar bën me dije se në të dalë të fshatit, 55-vjeçari Haki Miska ka marrë ushqime rezervë me vete dhe dyshohet se mund të jetë i armatosur.
Zgjerohet harta gjeografike e kërkimeve për autorin e masakrës së dyfishtë në fshatin Prevallë të Librazhdit. Burime nga policia bëjnë me dije se kërkimet tashmë janë shtrirë në zonat kufitare me Maqedoninë, ku supozohet se mund të jetë fshehur Haki Miska, i cili masakroi mbrëmjen e së enjtes nënën dhe vajzën e tij.
Hetimet perfshijne tri vrasje te tjera dhe mundesine e incestit. Policia: E kemi rrethuar ne pyll
Ndërsa gazetarët “mallkojnë” rrugën e gjatë prej afro 60 kilometrash nga Elbasani, me ngrica dhe dëborë, banorët e fshatit Përvallë mallkojnë këta të fundit, pse ngulmojnë të nxjerrin në pah “biografinë” e kriminelit të fshatit të tyre të cilit prej vitesh kishin frikë t’ia zinin emrin në gojë. Frika endet në fshat edhe pse vrasësi Haki Miska kërkohet shteg më shteg nga policia për ngjarjen e fundit. Banorët e këtushëm ndiejnë keqardhje për vrasjen e gruas 75-vjeçare dhe plagosjen vajzës 18-vjeçare, por nga ana tjetër “gëzohen” se kësaj herë vrasësi nuk do t’i shpëtojë më drejtësisë siç kishte ndodhur vite me radhë.