Pershendetje! Ora eshte: 05:56 Data eshte: 03.09.2010
Temperatura nė Librazhd:  12 °C
Pėrshėndetje, Mik. Ju lutemit tė identifikoheni ose tė regjistroheni.

Balla denoncon bastisjen e zyres ne Librazhd

Balla denoncon bastisjen e zyres ne Librazhd
Deputeti socialist, Taulant Balla, denoncoi dje bastisjen e zyrës së tij në qytetin e Librazhdit. Sipas tij, persona, nën urdhrin e Kryetares së Kuvendit kanë shqyer derën e kësaj zyre duke nxjerrë jashtë saj të gjitha objektet që ndodheshin brenda. Deputeti socialist, Balla, ka denoncuar faktin si një formë presioni që mazhoranca ushtron mbi deputetët socialistë. Ndërkohë që nuk është hera e parë që deputeti Taulant Balla denoncon shkelje të tilla, sidomos gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar ku janë grisur posterat e mëdhenj të Partisë Socialiste në qendër të këtij qyteti.

Deputetët socialistë kanë denoncuar herë pas here Kryetaren e Kuvendit edhe në legjislaturën e shkuar, ndërkohë që përplasjet mes saj dhe deputetit Balla kanë qenë të ashpra. Ndërsa së fundmi ka pasur deputetë socialiste që janë ankuar se Kryetarja e Kuvendit nuk u ka vënë në dispozicion të gjithë infrastrukturën logjistike që i ndihmon në veprimtarinë e tyre.

 

Marre nga Gazeta Shqip


Lajme Nga Librazhdi
Menu
Statistika Nga Forumi
Totali Anėtarėve: 786
Totali Postimeve: 9347
Totali Temave: 629
Totali Kategorive: 10
Totai Nėn-Forumeve: 42

Mė shumė postime ka: Feriold O.

Pėrshėndesni astrit_a, anėtarin mė tė ri.

9 Vizitorė, 0 Pėrdorues


Te Gjitha te drejtat e rezervuara!