Pritet që ai të bisedojë me drejtuesit e bashkisë, që më pas të marrë një vendim. Me trajnerin në dyshim, gjërat vështirësohen, pasi largimet mund të vazhdojnë. Por kjo nuk shqetëson askënd, pasi Sopoti në fazën e dytë do të ketë në përbërje vetëm lojtarë të rinj, të cilët vështirë se mund ta mbajnë në kategorinë e parë. Arsyeja kryesore e zhytjes së ekipit në këtë krizë është financiare.
Te Sopoti po financon vetëm pushteti lokal, që nuk mund t’i përballojë të gjitha shpenzimet. Lojtarët nuk janë paguar rregullisht dhe kjo ka ndikuar në rezultate, për më tepër që në fund të fazës së parë ata e braktisën ekipin. Tashmë te Sopoti ka shumë boshllëqe dhe duket se ai do të shfaqet një ekip i arnuar gjatë fazës së dytë. Porta është më problematike, pas largimit të titullarit Klodian Micja dhe Çelës. Duke parë problemet që ka ky ekip, vështirë të mendohet një ndreqje e situatës, pasi faza e dytë është vetëm pak ditë larg.
Marre nga Gazeta Shqip