Pershendetje! Ora eshte: 05:57 Data eshte: 03.09.2010
Temperatura nė Librazhd:  12 °C
Pėrshėndetje, Mik. Ju lutemit tė identifikoheni ose tė regjistroheni.

Transportuesi, bllokohen 20 kg kanabis, pranga 3 te rinjve

Transportuesi, bllokohen 20 kg kanabis, pranga 3 te rinjve
Një sasi prej 20 kg kanabis sativa është sekuestruar mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor Golem-Durrës, duke çuar në pranga 3 të rinj. Policia e Durrësit, njofton se kjo sasi lënde narkotike u kap në bagazhin e autoveturës tip Ford Mondeo me targa R 173 VTV. Në kuadrin e operacionit të koduar “Transportuesi” janë arrestuar edhe tre personat që në ato momente po e transportonin sasinë e kanabisit në këtë aks rrugor. Ata janë Briano Dosku, 20 vjeç, lindur dhe banues në Librazhd; Maringlen Basha, 23 vjeç, lindur e banues në Lazarat si edhe Rinor Hajdari, 24 vjeç, lindur në Bajram Curri e banues në Librazhd. Ndaj tyre ishte marrë informacion në rrugë operative se transportonin lëndë narkotike ndaj edhe u ndërmor një operacion i organizuar që i kapi ata në flagrancë. Bëhet me dijeni ndër të tjera se gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre tre personave u sekuestrua dhe një sasi prej 46.45 gr lëndë e dyshuar si kanabis sativa.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa materialet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim iu kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit. Arrestohet Maksim Zana, plagosi 2 persona pas sherrit të fëmijëve TEPELENË – Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim. Policia e Tepelenës bën të ditur njëri prej tyre ishte strehuar në fshatin Nivicë të Tepelenës në banesën e vëllait të tij. Ai është 49-vjeçari Maksim Zana, i lindur në këtë fshat dhe banues në Skelë të Vlorës, i cili është i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vrasjes me dashje mbetur në tentativë”. Sipas policisë, ky person më datën 03.01.2010, pas një grindje për motive banale me dy shtetas të tjerë të moshës 55 dhe 23 vjeç nga Skela Vlorë, ka marrë një palë gërshërë dhe një levë hekuri dhe i ka goditur ata në bark dhe kokë, duke i plagosur rëndë por me ndërhyrjen e mjekëve kanë dalë nga rreziku për jetën dhe aktualisht kanë dalë nga spitali. Shkak i sherrit ka qenë fakti se djali i Zanës ka pasur debate me djalin e 55-vjeçarit dhe ky i fundit, bashkë më kushëririn e tij, 23-vjeçar, kanë shkuar tek shtëpia e të arrestuarit për t’u sqaruar, por atje janë sulmuar rëndë nga Maksim Zana. Ndërkaq, personi i dytë i ndaluar prej forcave të policisë së Gjirokastrës ka qenë edhe një tjetër i cili i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes” dhe që rezultonte i strehuar në lagjen Grehot të këtij qyteti. Ai quhet Spartak Çunaj dhe është 38-vjeçar, lindur në Vlorë dhe me banim të përkohshëm në Gjirokastër. Para dy vitesh, ky person ka vjedhur me thyerje një banesë dhe më pas është larguar duke u fshehur në Gjirokastër. 23 Janar 2010

Marre nga gazeta Shekulli


Lajme Nga Librazhdi
Menu
Statistika Nga Forumi
Totali Anėtarėve: 786
Totali Postimeve: 9347
Totali Temave: 629
Totali Kategorive: 10
Totai Nėn-Forumeve: 42

Mė shumė postime ka: Feriold O.

Pėrshėndesni astrit_a, anėtarin mė tė ri.

9 Vizitorė, 0 Pėrdorues


Te Gjitha te drejtat e rezervuara!