Pershendetje! Ora eshte: 09:03 Data eshte: 19.03.2010
Temperatura nė Librazhd:  9 °C
Pėrshėndetje, Mik. Ju lutemit tė identifikoheni ose tė regjistroheni.

Zhduket pas pune, vetevaret infermierja e komunes Gjinar

Zhduket pas pune, vetevaret infermierja e komunes Gjinar
Depresioni për shkak të problemeve fam-iljare dyshohet se çoi në vetëvarje infermieren e ambulancës së komunës Gjinar, në Elbasan. Rozeta Sinani, 28 vjeçe u gjet dje nga familjarët e saj e vetëvarur në një pemë, pranë varrezave të zonës ku jetonte. Viktima, nënë e një fëmije nuk ishte kthyer në banesën e saj pasditen e së shtunës, pasi kishte mbaruar orarin e punës në ambulancën e fshatit. Familjarët e saj e kanë pritur për disa orë, por ajo nuk është kthyer as në darkë. Kjo ka bërë që në fshat të vihej alarmi dhe të nisnin kërkimet mëngjesin e djeshëm. Nuk është dashur shumë kohë, derisa trupi i saj të gjendej pa jetë e vetëvarur. Trupi i saj u dërgua në morgun e qytetit të Librazhdit, ku iu nënshtrua autopsisë.
Mjekët ligjorë dolën në përfundimin se 28-vjeçarja kishte vdekur si pasojë e asfiksisë nga litari, ndërsa në trupin e saj nuk u vërejtën shenja dhune. Mësohet se viktima nga fshati Orenjë i Librazhdit kishte disa vite që ishte martuar në Gjinar të Elbasanit. Familjarët e saj deponuan për grupin e hetimit se prej një jave kishin vënë re se nusja e shtëpisë po kalonte një gjendje depresive. Burime nga policia bënë të ditur se dyshohet se viktima kishte kaluar në gjendje depresive për shkak të marrëdhënieve të acaruara në çift. Për këtë shkak është marrë në pyetje edhe bashkëshorti i saj, por mësohet se ai, ashtu si dhe familjarët e tjerë kanë pohuar se nuk kanë pasur probleme. Sipas policisë, 28-vjeçarja, ditën e shtunë kishte dalë si zakonisht nga banesa e saj për në qendrën shëndetësore të fshatit, ku ajo punonte si infermiere. "Rreth orës 16:00, përfundonte edhe orari zyrtar i punës. Por ndryshe nga herët e tjera, e reja nuk ka shkuar në shtëpi, por i është drejtuar varrezave të fshatit duke kryer edhe aktin e vetëflijimit me litar në një nga pemët që ndodheshin aty", bënë të ditur burime nga policia. Familjarët e saj më kot kanë pritur gjithë pasditen e së shtunës, madje, edhe gjithë natën, pasi nëna e re nuk ka shkuar në shtëpi. Të nesërmen në mëngjes nisën edhe kërkimet derisa gjetën viktimën e vetëvarur. Ky është rasti i parë i vetëflijimeve për këtë vit në qarkun e Elbasanit. Burimet policore bënë të ditur se për këtë vit janë shënuar edhe disa raste vetëhelmimesh, por fatmirësisht viktimat i kanë rezistuar helmit pas ndihmës mjekësore.
Lajme Nga Librazhdi
Menu
Statistika Nga Forumi
Totali Anėtarėve: 738
Totali Postimeve: 9305
Totali Temave: 602
Totali Kategorive: 10
Totai Nėn-Forumeve: 42

Mė shumė postime ka: Feriold O.

Pėrshėndesni sam alla, anėtarin mė tė ri.

4 Vizitorė, 0 Pėrdorues


Te Gjitha te drejtat e rezervuara!