Rritja e papërballueshme e çmimeve dhe varfëria ekstreme e shqiptarëve ka bërë që si asnjëherë në këto 20 vitet e fundit, pogradecarët, librazhdasit e shumë banorë nga Elbasani e Korça të “pushtojnë” tregjet e qyteteve më të afërta në Maqedoninë fqinje. Për këtë shkak, kohët e fundit në këto qytete e shumë zona rurale kufitare janë vendosur linja të rregullta furgonësh që transportojnë blerësit për në tregjet e Strugës, Ohrit e anasjelltas. “Ne po varfërohemi çdo ditë, ndërsa çmimet në Shqipëri po rriten si askund. Ndërsa në tregjet e Ohrit apo të Strugës, çmimet e artikujve ushqimorë janë nga 30 deri në 50 për qind apo më lirë se tek ne. Këtu nuk bëhet fjalë për mollën apo ndonjë frut tjetër, ku një kilogram tek ne është 3 apo 4 herë më shtrenjtë se në tregun maqedonas”, - pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” disa blerës nga Katjeli i Përrenjasit, që pas pazarit në Ohër po ktheheshin si çdo ditë me furgonin e linjës.
Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar për disa orë rrugën Librazhd-Prrenjas. Mësohet se rreth orës 3:00 të mëngjësit të sotëm një masiv dheu ka rënë në vendin e quajtur kthesat e Dragostunit mbi hekurudhë dhe aks duke shkaktuar bllokimin e tyre.
Për disa orë qarkullimi i automjeteve në të dy kahët si dhe i trenit ka qënë i pamundur, ndërsa është shkaktuar trafik. Ndërhyrja e drejtorisë së rrugëve me mjetet përkatëse ka bërë të mundur pastrimin e hekurudhës dhe aksit Librazhd-Prrenjas duke rikthyer normalitetin në qarkullim.
Familjet e kalojne naten jashte nga frika e shembjes se banesave
Një lagje e tërë rrezikon të shembet në rrethin e Librazhdit. Dukuria e rrëshqitjes së tokës është përsëritur mbrëmjen e së shtunës, në lagjen Brazhda të fshatit Dorës, Komuna Qendër, rreth 20 km larg qytetit të Librazhdit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 2 shtëpi të ndërtuara para katër vjetësh janë shembur plotësisht. Ndërkohë që pesë janë bërë të pabanueshme, në tetë shtëpi të tjera ka pasur dëmtime të lehta. Shirat e fundit kanë bërë që sipërfaqja e tokës ku është vendosur kjo lagje të rrëshqasë pjesë-pjesë dhe banorët e kësaj lagjeje e kanë kaluar natën jashtë nga frika e shembjes së shtëpive.
Shkumbini dhe Devolli rrezikojne te dalin nga shtreterit
Situatë emergjente në rezervuarin e hidrocentralit të Banjës, për shkak të mbushjes në kuotat kritike të lartësisë së ujëmbledhësit. Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet në lumenjtë Shkumbin dhe Devoll dhe për pasojë zonat që shtrihen përgjatë këtyre lumenjve kërcënohen seriozisht nga dalja e tyre prej shtratit. Kështu, një shtyllë e tensionit të lartë e linjës Shqipëri-Greqi është gati të rrëzohet në jug të fshatit Shushicë. Valët e lumit Shkumbin, tashmë kanë mbuluar pjesën e themelit prej hekuri e betoni të shtyllës dhe rreziku i shembjes së saj mbetet evident.
Shembjet e tokës nga shirat e vazhdueshëm të këtyre ditëve kanë kërcënuar një lagje të tërë në qytetin e Librazhdit. Bëhet fjalë për lagjen periferike të këtij qyteti, vendosur këtu e 40 vjet më parë përtej lumit të Shkumbinit, poshtë shpateve të malit të Babjes. Janë mbi 30 shtëpi që rrezikojnë të shemben nga rrëshqitja e masivëve të dherave. Banorët detyrohen që gjatë natës të qëndrojnë roje nga ankthi i shembjeve të tjera që mund të marrin përpara të gjitha shtëpitë. Nënprefektja Mimoza Qyra ka kërkuar ndërhyrjen e institucionit të Prefekturës së Elbasanit.
Njoftimi ne kohe i makinistit shmang tragjedine. Pezullohen udhetimet drejt Pogradecit

Për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi bllokimi i linjës hekurudhore Elbasan-Pogradec dje në mesditë. Rreth 20 kilometra në dalje të qytetit të Elbasanit, një masiv i madh dheu, si dhe gërryerjet nga prurjet e lumit të Shkumbinit, kanë shkatërruar një pjesë të trasesë së hekurudhës. Për pasojë treni i pasagjerëve që udhëtonte në drejtim të Pogradecit nga stacioni hekurudhor i Tiranës ka mbetur i bllokuar. Ndërhyrja në kohë dhe lajmërimi me telefon nga ana e kontrollorëve të linjës hekurudhore Elbasan–Librazhd, ka shmangur një tragjedi të mundshme. Sipas specialistëve, dëmtimi i argjinaturës së lumit Shkumbin përgjatë trasesë hekurudhore, në vendin e quajtur “tunelet e Mirakës”, ka shkaktuar daljen jashtë funksionit të një pjese të konsiderueshme të saj, duke rrezikuar shembjen e rrugës së hekurt dhe përmbysjen e trenit në këtë zonë. Por kjo, fatmirësisht është parandaluar falë konstatimit të dëmtimeve dhe gatishmërisë së punëtorëve të mirëmbajtjes që kanë lajmëruar në kohë.
Nje shkolle e mesme ne komunen e Lunikut rrezikon jeten e 300 nxenesve te saj.
Rrezikohet seriozisht jeta e afro 300 nxënësve të Shkollës së Mesme të Bashkuar në fshatin Zgosht të Komunës së Lunikut. Çarjet e mureve të gjysmës së ndërtesës së kësaj shkolle, që vazhdojnë prej tri ditësh, janë thelluar më tepër në natën e mbrëmshme, si shkak i shtimit të reshjeve. Kjo ka qenë edhe arsyeja që Zyra Arsimore e Rrethit të Librazhdit në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës kanë pezulluar mësimin pothuajse për gjysmën e klasave të kësaj shkolle. Ndërsa toka rreth pjesës lindore të godinës ka krijuar të çara të thella, që shkojnë deri në rrugën kryesore, muret e katit të parë rezultojnë të çara në shumë pjesë dhe ngjiten deri në katin e dytë.
Rrëshqitjet e dherave kanë krijuar probleme në transportin hekurudhor. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 04:00, linja hekurudhore Tiranë-Pogradec është bllokuar në fshatin Hotolisht të Librazhdit. Shkak është bërë rrëshqitja e një masivi dheu dhe gurësh, që kanë bllokuar plotësisht trasenë e hekurudhës.
Masivi i dheut ka rënë në dalje të një tuneli, dhe fatmirësisht në atë moment nuk ka pasur lëvizje të trenave të pasagjerëve. Ngjarja është konstatuar nga policia, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve.
Nga reshjet e shumta te shiut gjate diteve te fundit, niveli i lumit Shkumbin rritet dhe rrezikon fshatrat perreth.
Prurjet në lumin Shkumbin kanë krijuar probleme për banorët e fshatrave
Labinot-Fushë, Polis, Xibrakë, etj. Dje në një urë prej hekuri që lidh
fshatin Polis me zonën perëndimore, një drejtues mjeti rrezikoi jetën,
pasi ra në lumë së bashku me makinën. Por për fat të mirë ai mundi të
dalë me not, duke i shpëtuar rrezikut. Vetë banorët, për të shmangur
dëmtimin e urës nga prurjet e shumta të Shkumbinit hoqën një sasi të
konsiderueshme inertesh prej tij. Ndërkaq, komunat Orenjë dhe Stërblevë
në Librazhd janë të izoluara nga qendra.