Pershendetje! Ora eshte: 01:59 Data eshte: 09.09.2010
Temperatura nė Librazhd:  21 °C
Pėrshėndetje, Mik. Ju lutemit tė identifikoheni ose tė regjistroheni.

Hajdari shenon golin 3-pikesh per librazhdasit

Sopoti mposht Aden dhe i largohet fundit te tabeles.

Hajdari shenon golin 3-pikesh per librazhdasit
Sopoti merr “hak” ndaj Adës për humbjen e fazës së parë, falë golit të Hajdarit në pjesën e dytë. Edhe pse në pozita shumë të vështira në klasifikim, librazhdasit kanë përballuar me sukses një ekip të fortë si Ada, që tashmë ka dalë nga gara për 4-shen e parë. Sopoti ka dominuar në këtë ndeshje, fakt që e ka pranuar edhe trajneri kundërshtar në fund. Ka qenë një lojë e pastër nga të dy ekipet, që në fund janë ndarë miqësisht. I është rikthyer golit edhe sulmuesi Shkëlqim Hajdari, i cili ka dhënë maksimumin, duke i dhënë tri pikët Sopotit. Vendësit hidhen në sulm që në fillim dhe Hajdari jep sinjalin e parë, duke goditur nga larg. Portieri i ri i Adës, Gjergji, ka bërë një paraqitje shumë të mirë, duke u mohuar disa gola librazhdasve. Edhe Ada rrezikon me Nikën, por pa shënuar. Myftari reagon me një gjuajtje fluturimthi, por portieri bën mrekullinë, duke larguar topin.

Librazhd, Godet vezhguesin dhe arrestohet presidenti i ekipit te Burrelit

Librazhd, Godet vezhguesin dhe arrestohet presidenti i ekipit te Burrelit
Përsëri probleme në ndeshjet e kampionatit shqiptar. Eshtë arrestuar pasditen e djeshme presidenti i ekipit të Burrelit, pasi goditi vëzhguesin e ndeshjes në Librazhd. Ngjarja ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Sopoti-Burreli, e cila u mbyll në avantazh për skuarën e Librazhdit.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes presidenti Murat Koliqi ka goditur vëzhguesin e ndeshjes Sazan Velcani, i cili ka mbetur në vend pa ndjenja për rreth 3 minuta. Sipas zëdhënëses së Policisë Valbona Begu, bëhet e ditur se debati ka nisur pas ndeshjes që u fitua 1-0 nga ekipi i Sopotit, kur presidenti i ekipit të Burrelit Murat Koliqi.

Fundoset Sopoti. Humbet pa replike ne Librazhd

Fundoset Sopoti. Humbet pa replike ne Librazhd
Takimi ka filluar me vonesë për shkak se është vëzhguar me imtësi gjendja e terrenit, që ishte rënduar nga reshjet e shumta të ditëve të fundit. Megjithëse me vonesë, ndeshja është luajtur dhe në përfundim Sopoti nuk ka mundur të dalë nga situata e vështirë, pasi Partizani ka fituar me rezultatin 0-2. Të kuqtë të drejtuar nga trajneri Bejzade janë hedhur në sulm që në minutat e para. Ka qenë sulmuesi Maho, që në minutën e nëntë ka regjistruar rastin e parë për Partizanin. Më pas do të ishte një rast shumë i mirë për vendasit me anë të sulmuesit të ri Herri. Në minutat në vijim të kuqtë fitojnë terren, por nuk duhet harruar se gjatë pjesës së parë në adresë të gjykimit ka pasur shumë kundërshtime nga vendasit. Kjo pasi në minutën e 29-të ka qenë i rikthyeri Hajdari, që gjendet përballë portierit Mustafa, por anësori anulon aksionin për pozicion të dyshimtë jashtë loje.

Trajneri Ibershimi: Mirupafshim, Sopot!

Pas problemeve me financimin e ekipit te Sopotit e pas largimit te disa lojtareve nuk mund te vononte edhe largimi i trajnerit elbasanas, Ibershimi.

Trajneri Ibershimi: Mirupafshim, Sopot!
Problemet për ekipin e Sopotit duket se nuk kanë të sosur, kur gjithçka lidhet me anën financiare. Nga ekipi janë larguar shumë futbollistë, pas përfundimit të fazës së parë. U duk sikur nga ana e drejtuesve librazhdas do të merreshin masa për plotësimin e grupit, por po ndodh e kundërta, sepse situata vazhdon të keqësohet. Tashmë është bërë zyrtar edhe largimi i trajnerit elbasanas, Isuf Ibërshimit. I kontaktuar nëpërmjet telefonit, ai ka ka pohuar se shkaku i largimit lidhet vetëm me kushtet financiare:

Ekskluzive: Sopoti furnizohet nga Dinamo

Lajm ekskluziv: Ekipi kryeqytetas i Dinamos do te dergoje disa lojtare nga ekipet zinxhir drejt ekipit te Sopotit kete faze te dyte.

Ekskluzive: Sopoti furnizohet nga Dinamo

    Ekipi i Sopotit fillon te konturohet keto ditet e fundit te pushimit mes fazave te kampionatit. Me ndihmen e deputetit z. Taulant Balla dhe me ndihmen e Kryetarit te Bashkise se qytetit te Librazhdit  Z. Kastriot Godo, ekipi i Sopotit pritet te perforcohet me futbolliste te ekipeve zinxhir te Dinamos. Kane qene kete dy persona inisiatoret e ketyre levizjeve duke qene se jane ne mardhenie te mira me presidentin e FK Dinamo,  Z. Besnik Sulaj.

Gjithcka ka nisur vetem nje jave me pare, kur z. Balla eshte takuar me z. Sulaj dhe i ka sygjeruar kete levizje te vlefshme dhe me leverdi per te dyja ekipet, ku ekipi i Sopotit me ndihmen e ketyre lojtareve do te mund te mbahej ne Kategorine e Pare, ndersa ekipi i Dinamos rriste lojtare te rinje e me me shume eksperience.



Sopoti vazhdon te jete ne gjendej shocku

Sopoti vazhdon te jete ne gjendej shocku
Ditët kalojnë dhe ekipet e kategorisë së parë po formatohen për fazën e dytë, por e kundërta ndodh me Sopotin, ku nuk vihet re asnjë mundim për të ndryshuar diçka. Ky ekip vazhdon të mbetet në një situatë të plotë agonie, në një kamp të braktisur. Megjithëse situata është kritike, askush nuk e merr fjalën për ta nxjerrë Sopotin nga kjo gjendje, ku është zhytur prej kohësh. Duke parë largimet e shumta pas fazës së parë, gjendja bëhet alarmante. Nga ana tjetër, trajneri Isuf Ibërshimi, i kontaktuar nëpërmjet telefonit nga “Sporti shqiptar”, pohon se nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë ta drejtojë Sopotin apo jo.

Amarildo Lezi, me i kerkuari te Sopoti

Amarildo Lezi, me i kerkuari te Sopoti
Situata te Sopoti nuk ka asnjë përmirësim, madje këtu diskutohet vetëm për largimin e lojtarëve. Të parët që e lanë këtë ekip ishin Zylyftari dhe Mehmeti, por të njëjtën gjë kanë bërë edhe elbasanasit Tirana e Zdrava, si dhe portieri titullar, Miçja.

Por tashmë pritet që të largohen edhe lojtarët vendës, madje dhe ata më të rinjtë. Kështu, një nga më të lakmuarit te ky ekip është Amarildo Lezi, i konfirmuar si titullar gjatë fazës sëparë. Në gjurmët e tij janë disa ekipe të kategorisë së parë dhe një ekip pretendent nga kategoria e dytë. I kontaktuar nga “Sporti shqiptar”, lojtari pohon se ende nuk e ka bërë zgjedhjen: “Siç dihet, punët te Sopoti nuk janë në rrugë të mbarë dhe kjo bën që situata të jetë e pashpresë.

Sopoti, ne gjendje totalisht te mjerueshme

Sopoti, ne gjendje totalisht te mjerueshme
Kur të gjitha ekipet e kategorisë së kanë nisur përgatitjet për fazën e dytë, Sopoti ndihet i braktisur nga të gjithë. Eshtë një situatë e mjerueshme dhe nuk dihet si do të shkojë ky ekip në fazën e dytë. Pas largimeve të shumta, nuk dihet se kur do të nisë stërvitja, ndërkohë që terrenet sportive në Librazhd, pas shirave të ditëve të fundit, janë në gjendje kritike. Megjithëse vazhdon të bëhet një punë e mirë nga punëtorët e fushës, duket se fushat vuajnë probleme të së kaluarës dhe kanë nevojë për një riparim të gjithanshëm.

Sopoti vetem me te rinjte ne fazen e dyte

Ekipit te Sopotit vazhdojne ti largohen lojtare per shkak te krizes financiare ne te cilen ndodhet

Sopoti vetem me te rinjte ne fazen e dyte
Fundi i vitit 2009 pritej të zgjidhte ngërçin financiar, që ka kapur Sopotin prej fillimit të këtij sezoni, por nuk ishte e thënë që situata të normalizohej. Ekipi librazhdas po firon gjithmonë e më shumë dhe duket se do t’i mbetet vetëm emri për pjesën e mbetur të kampionatit. Janë larguar tashmë një pjesë e mirë e lojtarëve “jabanxhinj”, siç janë Zylyftari, Mehmeti, Miçja, Tirana, Zdrava apo ndonjë tjetër. Ndryshe nga sa parashikohej, situata është përkeqësuar dhe te Sopoti duket se do të afrohen lojtarë nga ekipi i të rinjve. Këta të fundit nuk kanë pretendime financiare, ndërsa për përforcime nuk bëhet fjalë.

Zylyftari, firoja e radhes te Sopoti

Largohet korcari Zylyftari nga ekipi i Sopotit pas problemeve te medha organizative dhe financiare qe ka ky ekip.

Zylyftari, firoja e radhes te Sopoti
Sopoti ka mbyllur një fazë të parë me shumë probleme dhe situata vijon të përkeqësohet. Nga ky ekip po largohen futbollistët, duke parë se nuk ka asnjë reagim nga drejtuesit librazhdas. Pas vlonjatit Mehmeti, është radha e korçarit Ervis Zylyftari për t’i thënë lamtumirë Sopotit. Pas kontakteve që ka pasur me drejtuesit e ekipit, lojtari nuk ka rënë dakord dhe nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse të largohet nga Librazhdi. Mesfushori Zylyftari, ose “Zyla”, siç e thërrrasin të gjithë, ka qenë një nga lojtarët më të mirë “jabanxhinj”, që ka kontribuar për Sopotin në këtë sezon dhe nuk ka marrë atë që i takonte. Kështu, te Sopoti vazhdojnë “firot”, që e bëjnë gjithnjë e më të vështirë fazën e dytë, ndërsa qëndrimi në kategorinë e parë duket një mision i pamundur.

Faqja Meparshme 1 Faqja Tjeter


Lajme Nga Librazhdi
Menu
Statistika Nga Forumi
Totali Anėtarėve: 787
Totali Postimeve: 9348
Totali Temave: 630
Totali Kategorive: 10
Totai Nėn-Forumeve: 42

Mė shumė postime ka: Feriold O.

Pėrshėndesni kulleri_pr, anėtarin mė tė ri.

12 Vizitorė, 0 Pėrdorues


Te Gjitha te drejtat e rezervuara!